Vodka Beluga promovohet në Tiranë në një event glamour 0

Vodka Beluga, e lindur në Rusi dhe me famë në gjithë botën tashmë gjendet edhe në Shqipëri. Kompania e suksesshme Albanian Distribution & Development prezantoi këtë të enjte mbërritjen e këtij brand-i përmes një eventi unik dhe plot identitet, duke sjellë sa detajet ruse, aq edhe atmosferën ‘club’, ku edhe kjo pije është thuajse e pandashme!

Teksa hyje në restorantin “Salt” ndriçimi dhe dritat e projektorëve të ftonin në një ambient që kishte marrë ngjyra feste, ku 5 modele simpatike të veshura me “uniformën” Vodka Beluga, krijime origjinale të stilistes Enada At’Nikolla enkas për këtë mbrëmje mirëprisnin të ftuarit, të cilët testuan të parët “miken” e re të mbrëmjeve. Ushqimi i mirë, mandej koketjlet dhe muzika e luajtur nga DJ, i bënë orët të kalonin shpejt, ndërsa shija e kësaj nate mesiguri do të vijojë për të gjithë gjatë.

Albanian Distribution & Development vjen kështu pranë klientëve të saj të panumërt në gjithë Shqipërinë me Vodka Beluga, ndërsa në portofolin e saj janë brand-et më të njohura të pijeve dhe lëngjeve në botë si: Red Bull, Acqua Panna, San Pelegrino, Rauch, Carpe diem, Rose lemonade, etj.

Le të shijojmë përmes fotove diçka nga atmosfera e kësaj nate!

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Previous ArticleNext Article