KreuStil Jetese

Stilisti i njohur zgjidhet për herë të parë për në Eurovizion

Tashmë çdo gjë ka marrë udhën e vet! Këngë “Ktheju Tokës”, fituese e Festivalit në Rtsh, e këngëtares Jonida Maliqi do të përfaqesojë Shqipërinë në Eurovizion, në Izrael, këtë maj. E ftuar me këtë rast në spektaklin “Në kurthin e Piter Panit”, të Alketa Vejsiut në Tv Klan, Jonida ka publikuar edhe emrin e stilistit që është angazhuar me këtë rast.

Ai do të jetë Ardi Asllani!

Stilisti i njohur tenton për herë të parë këtë sfidë, teksa ka në karrierën e vet prej 2 dekadash suksese televizive e artistike, në shfaqje dhe programe të shumta.  Me një individualitet të vetin Ardi pritet t’i “veshë” nota etnike këngës shqiptare, siç edhe pohoi këngëtarja Maliqi! Kurioziteti është i madh, pasi veshja është gjithmonë një pjesë e komentuar e paraqitjes në Eurovizion!

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF