Ai poston videon, Arbana ka dy fjalë për regjisorin që i ka vjedhur zemrën!

Arbana Osmani prej javësh tashmë po përflitet për një romancë të re që ka nisur me regjisorin e emisionit të saj, Eduart Grishaj. Dyshja ndonëse ka zgjedhur të mos reagoj publikisht për thashethemet e fundit, komentet dhe dedikimet në rrjetet sociale po ‘i tradhëtojnë’.

Regjisori shkodran së fundmi ka punuar me këngëtarët Xhensila Myrtezaj dhe Pirro Çako për realizimin e klipit të këtyre të fundit në Venecia dhe në promon që i ka bërë videos në llogarinë e tij në Instagram, nuk kishte si të mungonte edhe komenti i Arbana Osmanit.

“Talenti është dhuratë nga Zoti. Krenare për ty Eduart Grishaj”, shkruan prezantuesja e “Dua të të bëj të lumtur” duke bërë kështu një deklaratë që duket se i thotë të gjitha.

Arbana dhe Grishaj punojnë bashkë prej disa vitesh dhe së fundmi pas ndarjes nga bashkëshorti, burime pranë dyshes konfirmojnë se regjisori i emisionit i ka vjedhur asaj zemrën dhe se dyshja po jeton një romancë pasionante që nuk mbahet më as e fshehtë.

Previous ArticleNext Article