Kur kurora përshtatet më së miri: pjesëtaret e familjeve mbretërore që kanë më shumë klas!!!

Kate Middleton dhe Meghan Markle janë të padiskutuara tashmë në këtë drejtim, por ka dhe pjesëtarë të tjera më pak të njohura të familjeve mbretërore nëpër botë që njihen për elegancën e tyre.

Rania e Jordanisë

Është e famshme për bukurinë, por edhe hijeshinë e saj. Rania e Jordanisë, e diplomuar në Universitetin e Romës, e ka rrëmbyer shpeshherë vëmendjen me sharmin e vet.

Letizia e Spanjës

Mretëresha Letizia konsiderohet një udhërrëfyese stili. Ajo ka qenë gazetare përpara se të lidhte kurorë me mbretin Felipe në 2004-tën, por edhe atëherë binte shumë në sy; duket I ka pëlqyer gjithmonë veshja e mirë.

Victoria e Suedisë

Princesha e kurorës është në radhë për fronin dhe do të jetë mbretëresha e katërt sunduese në historinë e vendit. Por ajo dallon edhe për kombinimet me shume klas dhe shije.

Eugenie e Mbrëtërise së Bashkuar

Princesha Eugenie e York-ut ka arritur të hyjë në këtë renditje falë stilit të saj të thjeshtë, por sharmant.

Marie-Chantal e Greqisë

Marie-Chantal është princesha e kurorës së Greqisë, ndonëse ka lindur në Londër. Ajo ka krijuar vetë një linjë veshjesh për fëmijë.

Clotilde Courau e Venecias

Princesha Clotilde është një femër moderne, që luan dhe me ekstravaganten, por gjithmonë me shumë stil!

Previous ArticleNext Article