Robert de Niro, rrëfim mbi autizmin e të birit: “ Ndryshoi brenda natës“!!!

Aktori i famshëm hollivudian ka gjashtë fëmijë, njëri prej të cilëve, sot 21 vjec, vuan nga autizmi. Robert de Niro dhe Grace Hightower, nëna e djalit te quajtur Elliot, këmbëngulin që të dy se faji për situatën e tij është I vaksinës së fruthit,  rubeolës dhe shytave.

Ai ndryshoi brenda natës, thotë de Niro, me të bërë vaksinën. Ka shumë gjëra që mbeten të pathëna; ata që kam pyetur nuk japin përgjigje, ndryshojnë temë. Si prind I një fëmije autik, unë dua të di të vërtetën, ka thënë aktori.

De Niro nuk shprehet kundër vaksinimit, por kërkon që ai të jetë I sigurtë. Autoritetet shëndetësore ndërkohë mohojnë kategorikisht që të ketë lidhje mes vaksinave dhe autizmit.

Previous ArticleNext Article