Ndahet nga jeta në mënyrë misterioze aktorja e njohur 16 vjeçare

Është ndarë nga jeta në mënyrë misterioze aktorja e njohur 16-vjeçare Mya Lecia Naylor. Mya Lecia është e njohur nga pjesmarrja e saj në programet e CCBC Millie Inbetween dhe siç kanë bërë me dije përfaqësuesit e saj shkaku i vdekjes së adoleshentes mbetet ende i paqartë.

Mësohet se aktorja ka ndërruar jetë më 7 prill dhe lajmi ka shokuar jo vetëm familkarët por edhe miqtë e fansat e saj që kanë nisur të shprehin edhe dhimbjen pasi kanë mësuar lajmin.

Roli i parë i Mya-Lecia ishte në “Absolutely Fabulous” kur ishte vetëm 1 vjeç, si dhe u shfaq në ekran së bashku me yjet e Hollywood Tom Hanks dhe Halle Berry në filmin “Atlas Cloud”. Naylor luajti së bashku me Emily Atack, Fleur East dhe Tess Daly në shfaqjen CBBC Almost Never.

Në një deklaratë të postuar në faqen e internetit të BBC Naylor përhkruhet si një “aktore, këngëtare dhe balerinë” jashtëzakonisht të talentuar.

Previous ArticleNext Article