Historia tragjike e trashëgimtarit të fundit të Gucci-it!!!!

Në 1921-shin, Guccio Gucci themeloi në Firence firmën italiane me të njëjtin emër që do të pushtonte më pas industrinë e modës për të gjithë dekadat në vijim.

Së bashku me të shoqen, Aida Calvelli, patën 6 fëmijë, vetëm tre nga të cilët Vasco, Aldo dhe Rodolfo, ndihmuan në zhvillimin e shtëpisë së modës në rrafsh ndërkombëtar. Por në 1980-tën, konfliktet e brendshme familjare e cuan atë në prag rrënimi. Drejtimin e kompanisë,pas vdekejs së të atit e mori djali I Rodolfos, Maurizio Gucci. Menjeherë, ai pushoi nga puna xhaxhain që përfundoi në burg për evazion fiscal. Por Maurizio rezultoi një drejtues shumë I dobët; në 1988, ai ia shiti firmën e familjes kompanisë Investcorp, me seli në Bahrain dhe ne 1993-shin, hoqi dorë edhe nga aksioni I fundit ( sot kompanine e ka ne pronesi grupi nderkombetar Kering)/

Ndërkohë, ishte ndarë me të shoqen, më cilën ishte martuar prej 12 vjetësh; I tha se do të shkonte për një shërbim pune dhe nuk u kthye më në shtëpi, por u largua me një vajzë më të re. Marsin e vitit 1995, një person I paguar nga ish bashkëshortja e qëlloi për vdekje tek shkallët e shtëpisë. Patrizia u dënua me 26 vjet burg, dhe kur e pyetur përse kishte punësuar një kriminel për të vrarë të shoqin, u përgjigj: “ Sepse unë vetë nuk e kam shikimin e mirë, dhe kisha frikë se mos dështoja“!!

Previous ArticleNext Article