KreuBordo Men

William rrëfehet: “ Vdekja e Dianës, një dhimbje e tmerrshme, duhet të flasim për emocionet tona, nuk jemi robotë“!!

Nuk kishte folur më hapur se kaq djali I madh I princeshës Diana. Por emocionet, sic e tha dhe vetë, nuk mbahen dot të ndrydhura brenda përgjithmonë.

“ Ato ende ziejnë brenda meje“, tha ai në një dokumentar për BBC; “nuk ka përjetuar më dhimbje të tillë“. William kujtoi sesi sjellja tipike britanike e ngurtësisë që pritej prej atyre të dyve në atë moment të vështirë, asokohe dukej deri diku si e logjikshme. “Por njerëzit kanë nevojë që edhe të flasin, e t`I shprehin emocionet e tyre, sepse nuk jemi robotë“, u shpreh trashëgimtari I fronit. Humbja e nënës ishte tepër e rëndë për Williamin dhe Harry-n , të cilët ishin ende të mitur kur kjo ndodhi, dhe si princër, prej tyre u prit që të mos shfaqnin dhumbjen në publik, një barrë mjaft e madhe kjo për një fëmijë.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF