Fustani i Dua Lipës shkakton telashe në ‘amFAR Gala’,dhe arsyeja është pikërisht ajo që po mendonim!

Dua Lipa u shfaq me një fustan pompoz të kuq me pupla në `amFAR Gala’ dhe qëllimit ia arriti: vëmendje tërhoqi plot. Po në të njëjtën kohë, këngëtarja shqiptare shkaktoi padashur edhe disa probleme.

Fustani ‘Valentino Couture’ nga Pierpaolo Piccioli, i lëshonte puplat duke detyruar punonjësit e Hotel du Cap, që të shkonin pas saj e t`i mblidhnin. “Duken shumë të lumtur me puplat e mia”, ka shkruar Dua me humor. Edhe vetë punonjësit qeshin në video, por ndërkohë me vete kushedi se c`thonë!!!

Previous ArticleNext Article