KreuStil Jetese

Kush e kapi?! Arbana Osmani përmend në emision prindërit e ish-burrit

Arbana Osmani i dha fund marrëdhënies 17-vjeçare me ish-bashkëshortin Arditin por pavarësisht se ka nisur një romancë të re me regjisorin e emisionit, ruan një raport të mirë me prindërit e ish-bashkëshortit.

Teksa fliste për lidhjen e ngushtë me gjyshërit e saj që ishin surpriza që stafi kishte përgatitur për Arbanën, prezantuesja u nda në një moment të fliste për ish-vjerrën dhe ish-vjerrin e saj.

Duke përmendur rëndësinë e gjyshërve në rritjen e nipërve dhe mbesave, Arbana u shpreh:

“Jam shumë e lumtur që djali im Joni ka katër gjyshër të mrekullueshëm…”, tha ndër të tjera Arbana duke treguar kështu se pavarësisht se si rrodhën gjërat ajo gëzon ende respekt për familjen e ish-bashkëshortit dhe se ajo e ish-bashkëshorti e familja e tij ka ditur të ruajnë një marrëdhënie korrekte pas ndarjes.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF