KreuCelebrity

Si u gdhi e u ngrys Gena në Top Channel?!

 

Këngëtari i muzikës ‘live’Gena Lito ishte  ftuar special në programin “E Diell” në Top Channel.

I veshur me kostum të bardhë, nëpërmjet një interviste disa minutëshe,  artisti rrëfeu rrugëtimin e tij artistik, emigracionin që ju desh të provonte në vitet 97, si dhe prezantoi krijimin e tij të fundit, kënga e tij e re, e cila lançohet në prag vere por që çuditërisht titullohet “Dimër”.

Ndërsa fansat e tij mundën ta shijonin për disa minuta zërin e Litos ‘live’, duket se Top Channel kishte vendosur që për adhuruesit e këngëtarit, surpriza të mos përfundojë me mbylljen e programit “E Diell”…

Vetëm pak orë me vonë, në spektaklin e humorit “Portokalli” gjejeni pak se cili ishte i ftuari special i mbrëmjes?! Sërish ai, Gena!

Vetëm se kësaj here, ndryshe nga dreka, këngëtari ishte veshur i gjithi me të zeza, sepse darka kërkon pak më shumë ‘elegancë’.

Ndërsa në “E Diell” Gena foli për Genën,  në “Portokalli” ai ‘martoi’ Gazmend Pajën, ndaj kjo e dielë na njohu me të gjitha dimensionet e këngëtarit të njohur, i cili këtë fundjavë u gdhi e u ngrys në Top Channel.

Burimi: Bordo.al

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF