Shfaqet në ekran mbesa e Mentor Xhemalit dhe sapo hodhi poshtë një gënjeshtër të madhe!

 

Shamsah Gega është mbesa e artistit të madh përmetar, Mentor Xhemali, të cilën patëm mundësi ta njihnim më tepër mbrëmjen e së mërkurës në Soiree me Jonida Shehun.

Mbesa e të ndjerit Mentor Xhemali ka rrëfyer për të gjithë ndjekësit detaje nga familja e saj si dhe të vërtetën e mbiemrit të artistit të madh.



“Mentor Xhemali është gjyshi im nga ana e babit, por shumë pak e dinë historinë e mbiemrit të tij. Kur ishte partizan, shokët e thërrisnin Mentori i Xhemalit dhe kështu i mbeti Mentor Xhemali. Në të vërtetë ne jemi me mbiemrin Gega!”, – tregoi Shamsahja.

 

Më pas, ajo rrëfen edhe dëshirën që gjyshi i saj kishte për nipërit dhe mbesat e tij: “Unë kam studiuar në Akademinë e Arteve dhe dëshira e tij ishte që një prej nipërit apo mbesat e tij të vazhdonte rrugën e tij. Nuk po them që jam si ai sepse ai është i paarritshëm! Është krenari shumë e madhe të jesh pjesë e familjes së tij!”

Pas kësaj, Shamsahja bashkë me Alar Band kënduan për Soiree dhe të gjithë teleshikuesit e saj një këngë të gjyshit të saj për ta nderuara në mbrëmjen e qytetit që lindi dhe rriti Mentor Xhemalin.

Previous ArticleNext Article