Njihuni me regjisorin e ëmbël të Ermal Mamaqit!

Familja Mamaqi (sëbashku me stafin e Xing me Ermalin) ndodhen në Turqi për të pushuar në një prej resorteve luksoze atje, por njëkohësisht edhe për të punuar (se çfarë nuk e dimë, ama në postimet e Ermalit kemi parë që stafi krahas pushimeve, edhe xhirojnë).


Ka veshur një bluzë që i rri dukshëm e madhe, dhe me shikimin e një regjisori të vërtetë Joeli, djali i mami Amit dhe babi Ermalit, ja ka ‘vjedhur’ për disa çaste punën regjisorit të “Xing me Ermalit”.


Mamaqi ka ndarë me ndjekësit disa foto teksa shihet Joeli bukurosh, i fokusuar tërësisht tek kamera, teksa ndjek gjithë kërshëri atë çfarë po ndodh pas kamerës.


“Duke xhiruar reklama me këtë regjisorin e ri të talentuar”; ka shkruar Ermali përbri fotove, ndërsa na prezanton me ‘regjisorin’ më të ëmbël që na kishin zënë sytë.

 



Previous ArticleNext Article