KreuBordo Men

Ermali ikën nga TV Klan???

Është koha kur nis mbyllja e sezoneve televizive për periudhën e verës, dhe gjithmonë ka disutime mbi lëvizjet  e mundshme. Por disa personazhe duken aq të lidhur me ekranin ku ndodhen, sa fjalët e lëvizjes, shkaktojnë në rastin e tyre, mjaft befasi. I tillë është dhe rasti I Ermal Mamaqit që jemi mësuar ta shohim me “Xing“ në Tv Klan, ndaj bëjnë shumë përshtypje fjalët për një lëvizje të bujshme të tij sezonin e ardhshëm.

Sipas indexonline.net, Ermali do ta lërë  Tv Klan për Top Channel. Këtë verë mbushen 3 vjet që kur Mamaqi e la show-un e tij në T Digitalb për të sjellë formatin e “Xing“ I cili u bë shumë shpejt tejet popullor.

Iconstyle ndërkohë thotë se ka kontaktuar me produksionin e Ermalit, ku burime të brendshme nuk ia kanë pohuar vërtetësinë e këtyre pretendimeve.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF