Pas pushimeve, Arbana dhe Eduarti fotografohen nga paparazi në Tiranë

Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj nuk kanë ndërmend t’i fshihen syrit të publikur.

Çifti më i përfolur i këtyre muajve ndonëse duket se nuk ka ndërmend të pranojë lidhjen, nuk fshihen aspak as në ambientet e punës, e as në vendet që frekuentojnë bashkë në kryeqytet.

Paparazët e kanë fotografuar çiftin në një nga lagjet e Tiranës, të cilët pasi kanë zbritur nga makina kanë marrë drejtime të ndryshme.

Arbana shihet duke iu drejtuar makinës së saj, ndërsa regjisori drejt shkallëve të një pallati. E veshur me një fustan të kuq të shkurtër e shapka, moderatorja tregon kështu edhe stilin e përditshmërisë, ndërsa vetëm pak ditë më parë është kthyer në Shqipëri nga pushimet e fundit në ishujt e Greqisë.

Previous ArticleNext Article