BORDO KIDS/ Editoriali me protagonistët më të ëmbël të këtij numri, fëmijët

Revista Bordo nuk mund të dilte në treg në numrin e Qershor-Korrikut pa ata, më të ëmblit: fëmijët.

Në një numër special brenda revistës së përdymuajshme, stafi i Bordo i dedikoi një editorial 30 fëmijëve të përzgjedhur (me shumë vështirësi:) nga një konkurs i realizuar në instagramin e “Revista Bordo”, ku pjesmarrës ishin më shumë se 500 fëmijë.

E si mund të sillen në një revistë mode fëmijët e ëmbël që u bënë pjesë? Përmes një editoriali mode që u mbështet menjëherë me shumë dashuri këtë projekt kaq të veçantë për ne: Spitali Hygeia, Fashion Group Albania, këndi i fëmijëve Ëiki në QTU, L’Avenir Children Boutique, Lillypop Concept Store, Pastelitos Cake Boutique, Vip Event Organiser Albania! E ky suplement me plot 50 faqe është veç një ogur i mirë i shumë projekteve të tjera me të cilat po punon “BORDO” për të ardhmen e për shumë fëmijë të tjerë. Deri në projektin e ardhshëm po ju lëmë edhe ju të shijoni, ashtu siç i shijuam edhe ne, projektin e fotot e editorialit me modelët e vegjël.

 

 

Previous ArticleNext Article