Në urimin e ëmbël të Sarës në ditëlindjen e Ledionit zbuluam edhe gjininë e bebit!

Ledion Liço sot feston ditëlindjen e 33-të e në morinë e urimeve që moderatori ka marrë këtë 13 qershor, me siguri që ky i bashkëshortes Sara do të mbetet më i ēmbli e i veçanti urim për djalin e ditëlindjes.


Jo vetëm fjalë zemre, të cilat trashëgimtarja e Top Media i ndau me të gjithë ndjekësit e saj në instagram, por nëpërmjet urimit ne zbuluam edhe detaje që s’i dinim më parë rreth çiftit, si dhe mësuam gjininë e bebushit që ështê në barkun e mami Sarës.


“Vite më parë pikërisht ne ditëlindjen e tij unë njoha shpirtin tim binjak. Nuk mund të gjeja bashkëshort dhe baba më të mirë për dy djemtë e mi. Të dua”; ka shkruar Sara në urimin për babain e djemve të saj.


Pra paksa qenë pikērisht në ditëlindjen e Ledionit vite më parë kur dyshja janë takuar për herë të parë, dhe bebushi që po rritet në barkun e mamit është djalë.


Shumë shpejt London do të bëhet me vëlla!

Previous ArticleNext Article