DASMA E VITIT! Ja personazhi VIP që do të martohet këtë verë

Sezoni i verës vjen bashkë me dasmat e duket se kryefjala e kësaj vere do të jetë një dasmë VIP që është mundur të zbulohet vetëm orët e fundit.

Është futbollisti i Kombëtares, Elseid Hysaj ai që do të martohet këtë verë.

Lajmin e bën me dije ‘Revista Class’ duke konfirmuar se mbrojtësi i kombëtares ka vendosur të kthehet në vendlindjen e tij, në Shkodër, për të kurorëzuar dashurinë disavjeçare me partneren, Fiorenza.

Fiorenza, vajza që i ka rrëmbyer zemrën 25-vjeçarit nuk është e panjohur për publikun pasi ajo ka fituar kurorën e “Miss Shqipëria” në vitin 2013.

Ajo dhe Hysaj janë gjithashtu prindër të një djali 3-vjeçar të quajtur Elis, i cili do të jetë i pranishëm në dasmën e prindërve e do t’i çojë atyre unazat në altar.

 

Mësohet se në dasmën e Elseidit do të ketë 500 të ftuar dhe se ceremonia pritet të jetë ndër më të veçantat në radhët e martesave VIP.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article