Pamje të rralla nga brenda banesës mbretërore të Meghan Markle!

Princ Harry dhe Meghan Markle u zhvendosën në fillim të vitit në Frogmore Cottage. Përpara se të vinte në jetë djali I tyre, Archie, cifti jetoi bashkë me princin Ëilliam dhe Kate Middleton, në Pallatin Kensington. Tani, për shkak të një takimi që Harry zhvilloi në këtë pallat me kryeministrin e Nepalit, gazetarët patën mundësi të shkrepnin foto nga brenda banesës që ai dhe e shoqja kanë përdorur deri përpara disa kohësh.

Në sfondin e takimit të Harry-t, mund të shihet një foto në kornizë e ciftit, që duket të jetë realizuar gjatë fejesës, e nuk është bërë asnjëherë publike.

Harry është shfaqur disa herë në publik që prej lindjes së Archie-t, por dukesha e Sussex-it ka dalë më rrallë, duke qenë se po kujdeset për vogëlushin e sic thonë, ndonëse ka marrë dado, sërish kërkon ta kontrollojë vetë cdo gjë.

Previous ArticleNext Article