Erjon Braja, fotografi që fshihet pas imazhit të qindra dasmave!

Fotografia është sa e bukur, aq edhe sfiduese si art! Fotografia nuk ka kufij. Për të gjithë njerzit që e vlerësojnë artin pamor në formën e tij më të bukur, e dinë se artistët ndjekin atë që na sugjeron syri dhe mendja jonë. Në epokën që jetojmë sot, çdo gjë merr një kuptim komerçial duke ju përshtatur nevojave të shumë njerzve.

Por ka vetëm disa ditë të veçanta në jeten e njeriut: një nga ato është dita e dasmës. Të kapësh momentet më të veçanta të saj është një art më vete. Erjon Braja, tashmë feston 10 vjetorin e karrierës së tij si fotograf dasmash, por që gezon një kohë edhe më të gjatë në fushën e fotografisë. Një karrierë e plotësuar dhe një artist origjinal që nuk sjell vetëm foto, përcjell dhe emocione përmes tyre.

 

Erjon Braja, i diplomuar për regji filmi në Itali dhe gazetari në Shqipëri. Fotografia sigurisht që ka lidhje, por le te themi që janë konkurrente me regjinë. Ju përse u investuat tek fotografia?

Para se të studioja për regji filmi kam mbaruar për foto dhe video, në Milano. Kështu që mu desh të zgjidhja midis dy profesioneve dhe ajo që më tërhiqte më shumë ishte fotografia. Pra le të themi që fitoi pasioni për artin pamor përkundrejt atij televiziv, që më vonë u kthye në një profesion dhe në një karrierë.

 

Eksperienca në television nuk ju ka munguar. Përse do ta vleresonit tani atë? Do t’i riktheheshit televizionit prapë?

E kam nisur karrierën në tv si operator dhe asistent regjizor, por pa e lene prapa fotografine gjithmonë pas pune. Televizioni më ka ndihmuar për njohjet e krijuara dhe eksperiencën mbi të gjitha, por nuk besoj se do i rikthehesha, pasi i jam përkushtuar tërësisht fotografise dhe ku me mirë se të ushtrosh pasionin më të madh si profesion. Gjithsesi kurrë mos themi kurrë! Televizioni mbetet puna ime e parë që më ka hapur shumë dyer.

Dasmat janë një nga sektorët më të lëvrur nga fotografët sot. Cila është pika juaj e fortë në këtë drejtim?

Po e vertet, pasi kohët e fundit fotografia e dasmes ka filluar të shihet dhe investohet më seriozisht. Njerëzit e kane kuptuar që mbetet një nga kujtimet më të rëndesishme në ditën e tyre më të rëndesishme, pasi ajo që mbetet në fund të dasmës është fotografia. Nuk di çfarë të përmend si pikë të fortë, por mundohem që cdo çifti ti gjej foton perfekte duke bërë dhe “psikologun”, pa harruar të përfshij stilin dhe profesionalizmin, që ka ardhur me kalimin e viteve.

Eshtë e vështirë të punosh me klientët në ditë të tilla? Duke qene se vetë periudha e dasmave ka stres, a e përçojnë këtë ata ne set?

Eshtë e vështirë, por është njëkohësisht dhe sfidë e bukur. Duhet që çdo klient paraprakisht ta njohësh për aq pak kohë sa e takon, që kur të dalësh në set ti përshatesh pak a shumë kërkesave të tij, pa harruar idenë dhe stilin tim. Ka shumë njerëz që e përçojnë stresin e dasmës, por ne fotografët përpiqemi të krijojmë një ambjent familjar që ata të ndihen sikur nuk kanë kamera para tyre dhe kjo është nje sfidë më vete.

A janë VIP-at gjithashtu pjesë e fotografisë tuaj?

Po, në këto 10 vite më ka qëlluar shpesh të fotografoj si VIP-a, ashtu dhe politikanë. Do të thoja në këtë rast është një punë më e lehtë, pasi janë mësuar me idenë e fotove dhe aparatit, duke qënë më të lirshem para saj.

Çfarë tendencash keni vënë re te mbizotërojnë kryesisht te njerëzit kur përgatiten për një set fotosh?

Sot njerëzit kërkojnë thjeshtësinë në foto, pra të dalin sa më natyrshëm dhe të nxjerrin anën e tyre më të mirë. Kërkesat e “çuditshme “ që ti lejonte photoshop-i, kanë filluar të zhduken dhe njerzit po kuptojnë që thjeshtësia është ajo që ka rëndësi.

Çfarë të frymëzon te fotografia?

Frymëzimi im e gjen zanafillën te dokumentarët, jeta e reklamuar ashtu si është, reportazhet, që realizoja në fillimet e mia dhe tani kur kam kohë. Gjithsesi dhe dasma mbetet një reportazh me momentet më të bukura nga jeta jonë.

Tashmë keni hapur dhe studion tuaj të fotografisë. Përveç fotove të dasmave, çfarë momente ju pëlqen të fotografoni?

Kam një vit që kam hapur studion dhe showroom-in tim. Përveç dasmave që përdoren në sezonin e verës, pjesa tjetër është fotografim i shtatëzanive dhe sete individuale, duke përfshirë dhe portretet që mbeten më të kërkuarat. Gjithashtu puna ime e përditshme, tashmë prej 5 vitesh është fotografimi i eventeve të politikës shqiptare.

Cilat janë disa nga pasionet e tua të tjera ?

Muzika dhe sporti ngelen ndër pasionet e para. Nëse nuk do vazhdoja fotografinë, ndoshta do isha një DJ shumë i mirë. Sporti zë pjesën e kohës së lire, duke përfshirë notin dhe crossfitin.

10 vjet Erjon Braja Wedding Photography, por 15 vite karrierë! Cfarë synoni në të ardhmen?

Mundohem të jem me këmbë në tokë dhe t’ja le çdo gjë kohës! Zgjerimi i studios është plani më i afërt që kam dhe pjesën tjetër sic e përmenda më lart, ja lemë kohës.

 

Previous ArticleNext Article