KreuStil Jetese

4 vite martesë, Emina po kalon pushimet e ëndrrave

Modelja shqiptare Emina Cunmulaj dhe bashkëshorti i saj Sam Nazarian vetëm pak ditë më parë festuan përvjetorin e tyre të katërt të martesës dhe sigurisht kjo datë e rëndësishme në jetën e çiftit nuk mund të kalonte lehtë.

Çifti ka zgjedhur të nisin një tur pushimesh me ndalesa mjaft luksoze me jahtin e tyre, vetëm në shoqërinë e njëri-tjetrit pa dy vajzat e vogla. Ata udhëtuan fillimisht drejt Monte-Carlos/ Monaco, më pas iu drejtuan Saint Tropez, por prisni se ka akoma.

Filantropia ka treguar se ajo dhe bashkëshorti- miliarderi iranian- ka ndaluar në Bodrum të Turqisë e se momentalisht ndodhen në një prej hoteleve më luksoze në botë.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF