KreuBordo Men

Blerim Destani film me Robert de Niron, reagimi i Ermalit: “ Nuk e kuptoj…..“

Lajmin e dha vetë Blerimi përmes rrjeteve sociale: aktori simpatik do të jetë pjesë e kastit të një filmit të ri, në të cilin do të interpretojë në krah të dy gjigandëve të Hollivudit si  Robert De Niro dhe Tommy Lee Jones.

Njoftimi I entuziasmoi ndjekësit e aktorit, të cilët vërshuan në urime. Në mesin e komenteve ndërkohë, është edhe ai I Ermal mamaqit, që nuk mund të qëndronte serioz as në këtë situatë.

Ai ka tërhequr vëmendjen tek fakti që normalisht, emri I Robert de Niros, është I pari në listë, ndërsa ai I Blerimit I gjashti. Kaq iu desh Ermalit që të niste nga batutat: “Nuk e kuptoj ça ka Robert De Niro më shumë që e kanë vënë para teje”, ka shkruar ai me shaka.

Blerimi vetë nuk ka komentuar ende, por nëse e ka parë mesazhin, patjetër do të ketë qeshur!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF