‘Bab e bir’; Kastro Zizo poston si rrallëherë foto me të birin!

 

Dankan tashmë është në fillim të adoleshenës, e në një moshë të tillë, një marrëdhënie e afërt me babin është mëse e nevojshme.

Kastro Zizo e ka shprehur përherë lidhjen e ngushtë që ka me të birin, ndonëse postime apo publikime në rrjete të sociale të dy fëmijëve të tij, Dankan dhe Nia ai kujdeset që të t’i bëjë sa më rrallë.

Pak orë më parë, këngëtari dhe moderatori Zizo postoi një foto me të birin Dankan , i cili ka një ngjashmëri të madhe fizike me të atin.

“Bab e bir”; shkruan Kastro përbri fotos teksa duket dyshja duke kaluar një pasdite së bashku.

Dankan ka ardhur në jetë nga martesa e parë e Kastro Zizos me ish-bashkëshorten Jola me të cilën u divorcua në vitin 2010.

Previous ArticleNext Article