Erion Isai largohet nga “B.E Coffee”! Ç’do të ndodhë me emisionin te “E Diela Shqiptare”?

Aktori i humorit Erion Isai ka dhënë dorëheqjen nga Tv Klan. Isai është tërhequr nga angazhimi i tij në rubrikën humoristike “B.E Coffee” që transmetohet në programin e njohur “E Diela Shqiptare”, konfirmon Indeks Online.

Shkak për largimin është bërë angazhimi i tij politik pas zgjedhjeve të 30 Qershorit, ku aktori dhe ish-drejtori i Teatrit të Kukullave është zgjedhur kryetar i Bashkisë së Kolonjës.

Sipas burimeve, mësohet se ai së bashku me bashkëshorten dhe vajzën e vogël do të zhvendosen për të jetuar në Kolonjë për postin e kryebashkiakut.

Ndërkaq nuk dihet se çfarë do të ndodhë me rubrikën “Be Caffe” duke qenë se njëri prej ideatorëve, Erion Isai do të largohet. Nuk dihet nëse aktorët Bes Kallaku dhe Olsi Bylyku do ta vazhdojnë të vetëm apo do të ftojnë ndonjë aktor tjetër të njohur t’i bashkohet në sezonin e ri.

Previous ArticleNext Article