Vdes Zhaku, luani i keqtrajtuar në kopshtin zoologjik të Fierit!

Pak muaj më parë portali britanik Dailymail i kushtoi një shkrim kopshtit zoologjik “Safari Park” në Fier.

Gazetari shkruante për gjendjen e mjerueshme në të cilën ndodheshin kafshët, si dhe kushtet tejet të papërshtatshme në të cilat ata jetonin.

Luani i dobët e i sëmurë, foto e të cilin bëri xhiron e rrjetit u dërgua dy muaj më parë në Hollandë, ndërsa dje ka ardhur lajmi i trishtë nga qendra e kafshëve Felida ku gjallesa po kurohej.




Zhak ka vdekur!

“Ky luan miqësor dhe mbresëlënës, i cili jetonte prej vitesh në një ferr në Tokë, në një kopsht zoologjik privat në Shqipëri, nuk është më me ne.
“Mjekët tanë zbuluan se Zhaku kishte pësuar një mosfunksionim të veshkave vitin e shkuar. Pavarësisht kësaj, ne shpresonim se do t’i mundësonim Zhakut një jetë të mirë me ndihmën e ilaçeve. “I dashur Zhaku, do të kishim dashur të të jepnim më shumë. E meritoje pas gjithë atyre viteve vuajtjeve. Ne shpresojmë që ti të jesh kënaqur me diellin, rërën, barin dhe qetësinë gjatë qëndrimit tënd të shkurtër me ne. U prehsh në paqe!”; shkruhet në faqen zyrtare të qendrës së përkujdesjes së kafshëve.

Previous ArticleNext Article