KreuStil Jetese

Horoskopi ditor 7 korrik 2019

Horoskopi ditor 7 korrik 2019

DASHI 21. mars – 20. prill
Nëse nuk bëni lëshime ne jetën tuaj ne çift sot keni për te pasur probleme dhe mosmarrëveshje me njeri-tjetrin. Me inat dhe me kokëfortësi nuk mund te shkohet askund. Beqaret do kenë plot mundësi për takime, por nëse nuk duan te kenë zhgënjime me mire le te mendohen disa kohe para se te hedhin hapa. Ne planin financiar ka ardhur koha te riorganizoni buxhetin ne mënyrë qe gjendja te përmirësohet disi.

DEMI 21. prill – 21. maj
Maturia dhe përkudjesi qe do tregoni ne çdo moment ndaj partnerit tuaj do beje qe lidhja qe keni me te të jete e shkëlqyer. Do dëgjoni përherë me kujdes gjithçka qe ai do ju thotë dhe do bëni çfarë te mundeni vetëm qe ai te ndihet mire. Beqaret ka gjase te marrin një propozim te bukur te cilin nuk duhet ta refuzojnë. Financat nuk do jene te favorizuara, kështu qe kryejini me kujdes te gjitha shpenzimet.

BINJAKET 22. maj – 21. qershor
Juve qe jeni ne një lidhje duhet te tregoheni tej mase te kujdesshëm dhe duhet t’i përkushtoheni akoma me shume atij qe keni ne krah. Rivaliteti do jete i forte dhe dikush mezi po pret qe ju te gaboni ne mënyrë qe t’ua rrëmbejë partnerin. Beqaret do kenë vetëm disa flirtime, asgjë me tepër. Ne planin financiar duhet bere kujdes. Hiqni para mënjanë sepse do ju duhen ditët ne vijim.

GAFORRJA 22. qershor – 22. korrik
Dite mjaft e favorshme do jete kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Shume nga ëndrrat me te bukura do ju realizohen. Beqaret ka rrezik te mbyllen ne vetvete dhe te mos përfitojnë nga mundësitë qe do iu jepen për takime. Buxheti do jete delikat, kështu qe vetëm një hua mund t’iu ndihmoje te kryeni shpenzimet e nevojshme.

LUANI 23. korrik – 22. gusht
Nëse jeni ne një lidhje, kjo dite ka për te qene shume e bukur dhe e mbushur me emocione pafund. Shfrytëzojeni sa me shume qe te mundeni. Beqaret me mire te mos hedhin asnjë lloj hapi sot sepse mundësitë nuk do jene aspak te përshtatshme. Buxheti do jete përgjithësisht i mbrojtur kështu qe për asnjë moment nuk do keni ankesa ne këtë sektor.

VIRGJERESHA 23. gusht – 23. shtator
Toleranca, mirëkuptimi dhe durimi do bëjnë qe jeta juaj ne çift te ece sa me mire sot. Çdo moment do jete i bukur. Beqaret do kenë veçse mundësi për aventura kalimtare, asgjë me shume sesa aq. Do ju duhet te presin edhe pak kohe për ndryshimet e mëdha. Perspektivet financiare do jene te shkëlqyera. Gjendja ka për te qene e jashtëzakonshme.

PESHORJA 24. shtator – 23. tetor
Dite jo e mire do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Shpesh do keni edhe debate te ashpra me partnerin. Me e mira do jete te qëndroni pak vetëm, ne qetësi dhe te reflektoni. Beqaret do vazhdojnë te jene ne kërkim te princit te tyre te kaltër, por pa sukses. Buxheti nuk do jete i keq, megjithatë investimet afatgjata duhet t’i lini për me vone.

AKREPI 24. tetor – 22. nëntor
Yjet do nxisin debate dhe probleme ne jetën tuaj ne çift, por pozitivizmi dhe durimi juaj do ju bëjnë ta mbani gjate gjithë kohës jetën te ekuilibruar. Beqaret tashme do i kenë idetë shume me te qarta dhe do dine çfarë hapash te hedhin. Për ta do ndryshojnë jashtëzakonisht shume gjera. Ne planin financiar fati ka për te qene ne anën tuaj dhe mund te bëni edhe disa investime.

SHIGJETARI 23. nëntor – 21. dhjetor
Qetësia do mbizotërojë gjate gjithë kësaj dite ne jetën tuaj ne çift. Kjo do iu japë mundësinë te flisni hapur për çdo gjë me atë qe keni ne krah. Beqaret do qëndrojnë gjate gjithë kohës me miqtë e ngushte dhe do ndihen te plotësuar. Financat kane për te qene goxha me te mira se me pare, kështu qe mund ta kryeni pa frike edhe ndonjë shpenzim me tepër nga zakonisht.

BRICJAPI 22. dhjetor – 20. janar
Sot do jete si një rizgjim nga gjumi letargjik ku kishit rene ju te dashuruarit. Atmosfera do filloje te ngrihet dhe do përjetoni emocione me te veçanta se me pare. Beqaret duhet te dalin me personat qe do i ftojnë, por ne asnjë mënyrë nuk duhet te nxitohen te hedhin hapa. Buxhetin do e ekuilibroni me pare nga sa kishit menduar, kjo edhe fale ndihmës se disa familjareve.

UJORI 21. janar – 19. shkurt
Ndikimi i yjeve tek jeta juaj ne çift do jete tej mase pozitiv gjate kësaj dite. Pranë partnerit do ndiheni si asnjëherë me pare. Mbrëmja gjithashtu ka për te qene e jashtëzakonshme. Beqaret nuk do jene te gjithë me fat ne dashuri dhe disa kane për te mbetur ende vetëm. Financat nuk do jene ne gjendjen me te mire te mundshme, por pas masave qe do merrni shume shpejt gjithçka do ndryshoje.

PESHQIT 20. shkurt – 20. mars
Dite e ngrohte edhe pse pa ndonjë gjë te jashtëzakonshme do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Gjithë kohës keni për t’u ndier mire. Beqaret do i keni idetë shume here me te qarta dhe do e dine mire çfarë hapash te hedhin. Priten ndryshime. Plutoni do iu ndihmoje ne planin financiar. Ai jo vetëm qe do ua mbroje te ardhurat qe keni, por do iu nxite edhe te bëni diçka për te pasur përmirësime.

Tags:

Home bordo