Ami na bëri xhelozë: poston foto me rrobebanjo, dhe nuk paska pikë celuliti!

Edhe pse e kursyer në postime të kësaj natyre, tani është verë, është koha për të pushuar, por edhe për të ekspozuar ca trupin. Dhe Amarda Toska nuk I rezistoi tundimit të `hidhte“ nja dy foto nga pushimet në Turqi, të cilat duket qartë se po I shijon në kulm. Ambjenti idilik në sfond nuk lë vend për dyshime.

Megjithatë, ajo që na ra tjetër në sy përvec formës së mirë fizike të ish balerinës, ishte dhe fakti që pavarësisht se ka sjellë në jetë dy fëmijë, qenka kujdesur vërtet shumë mirë për trupin e saj, sepse nuk ka pikë celuliti, problemi që mundon sot një pjesë të konsiderueshme femrash!

Previous ArticleNext Article