Shtatzënë për herë të dytë?  Vërshojnë urimet për Hueyda El Saied, dhe e gjitha, vetëm nga një foto!

Fotoja e postuar prej saj, e një pikturë të cilën Hueyda El Saied e kishte realizuar vetë, u bë shkas për një valë hamendësimesh, që rezultuan me një vërshim urimesh ( piktura për më tepër tregonte një ish balerinë, ashtu si dhe ajo vetë).  Kishte dhe nga ata që e uronin këtë herë me një vajzë.

Por Hueyda nuk e la gjatë pa e sqaruar situatën. Piktura nuk ka lidhje me mua. Ish-balerinë jam, por nuk jam shtatzënë. Më kanë ardhur plot mesazhe që më uronin të bëhem me gocë, por jo, nuk jam shtatzënë” – tha Hueyda në videon e saj duke shtuar se shumë shpejt do të vijë me ekspozitën e saj të tetë. Nuk ishte tamam ajo qe prisnin fansat e saj, apo jo?

 

Previous ArticleNext Article