Këtë maskë me avokado duhet ta bëni patjetër dhe thuajini ‘mirupafshim’ lëkurës së thatë

Nëse fytyra e thatë për ju përbën një problem, atëherë ne po ju sjellim një maskë shumë të thjeshtë dhe të pakushtueshme. Mbi të gjjtha, për një kohë shumë të shkurtër: vetëm 20 minuta. Përbërësi kryesor është akovado, e njohur për vetitë e saj shumë të mira në botën e kozmetikës.

Përbërësit:

1/2 e një avokado

5 pika vaj bajamesh

1 kapsulë me vitamina E.

Përgatitja: Shtypeni avokadon në një enë për të formuar një pastë të butë. Shtoni 5 pika vaj të bajameve dhe përmbajtjen nga kapsula e vitaminës E. Përzieni përbërësit derisa të bashkohen mirë. Aplikojeni këtë pastë në fytyrë dhe e lini të veprojë për 20 minuta. E shpëlani me ujë të ngrohtë dhe përsëriteni për çdo javë.

 

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *