Me arkivol rozë, përcillet për në banesën e fundit Sabrina Lekaj, 20-vjeçarja që u vra nga babai shqiptar në Australi

Ditë më parë lajmi se një baba shqiptar në Australi kishte vrarë vajzën e tij 20-vjeçare shokoi mbarë opinionin publik. Petrit Lekaj goditi me thikë të bijën në makinën e tij duke i marrë jetën për shkak se ajo kaloi mbrëmjen me shoqërinë në një festë.

Petrit Lekaj, 49 vjeç akuzohet se ka vrarë vajzën e tij, Sabrina Lekaj 20 vjeçe. Ajo ishte studente në universitetin e Australisë Jugore, ku mësohet se ishte një studente me rezultate të larta.

Ditën e djeshme Sabrina është përcjellë për në banesën e fundit dhe “Daily Mail Australia” ka publikuar pamjet rrënqethëse ku e ëma, vëllai i vogël dhe miqtë i japin lamtumirën e fundit.

Në pamje duket arkivoli rozë i 20-vjeçares me disa foto të buzëqeshura të saj, diploma (thuhej se e ndjera ishte me rezultate të shkëlqyera në studime) dhe një foto me piano pasi merte mësime muzike.

I vëllai i të ndjerë ka lëshuar në qiell 20 tollumbace të bardha ndërsa e ëma e Sabrinës duket e shkatërruar nga dhimbja teksa mban të birin në krah.

Sipas Daily Mail, i ati i Sabrinës mungonte në ceremoninë mortore. 49-vjeçari ndodhet ende në spital nën mbikëqyrjen edhe të forcave policore dhe nuk dihet nëse ai ka kërkuar të marrë pjesë në ceremoninë mortore të së bijës.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article