Pas koncertit në Prishtinë, Miley Cyrus shtrohet në psikiatri

4 ditë pasi performoi në festivalin “Sunny Hill” në Prishtinë, mësohet se artistja Miley Cyrus është shtruar në një klinikë psikiatrike.

Sipas mediave, shtrimi i këngëtares është bërë për të përmirësuar gjendjen e saj psikologjike si dhe për t’i shpëtuar martesën.

Thuhet se familjarët e kanë bindur Miley që të marrë trajtimin e duhur edhe sepse kohët e fundit, ajo dhe aktori Liam Hemsworth kanë patur shumë probleme në çift.

“Ata kanë pasur shumë probleme dhe Miley ka qenë nën presionin e familjes për sjelljen. Por për shkak të personalitetit, këngëtarja nuk dëgjon askënd. Edhe familjarët janë të shqetësuar dhe nuk e kuptojnë përse ajo sillet në këtë mënyrë. Ata i thanë që të përballet me “djallin”, duhet të marrë trajtim para se të jetë shumë vonë”, tha një burim pranë artistes.

Previous ArticleNext Article