Transplanti i flokëve; Arsyeja përse duhet të zgjidhni Anassa

E dini se rreth 60% e meshkujve dhe 40% e femrave kudo në botë përballen me problemin e rënies së flokëve? 

Për të gjithë ata që janë në kërkim të një zgjidhje efikase dhe të përhershme të këtij problemi, përgjigja është një dhe e vetme – Transplanti i Flokëve.

Transplanti i flokëve është një procedurë e përdorur dhe e perfeksionuar përgjatë viteve me anë të të cilës realizohet transferimi i flokëve të marra nga vetë pacienti, prej zonave përgjithësisht të dendura në zonat ku flokët mungojnë ose janë më të rrallë. Në këtë mënyrë flokët e mbjellë do të kenë të njëjtat tipare morfologjike.

Kur bëhet fjalë për transplant të flokëve ajo ç’ka të gjithë kërkojnë është – një rezultat sa më natyral, rezultat ky që tashmë është i mundur në sajë të teknikës inovative mini-invazive Micro F.U.E., teknikë kjo që së fundmi ju ofrohet edhe në Klinikën Dermo-Estetike Anassa nën asistencën e specializuar të mjekut specialist për transplantin e flokëve, Dr. Shk. Onur Gürcan Ergen.

Si realizohet mbjellja e flokëve me teknikën Micro F.U.E.:

Metoda Micro F.U.E. e transplantit të flokëve konsiston në marrjen e rrënjës së flokut në zonat me më tepër flokë nëpërmjet një pajisje të specializuar (punch) dhe më pas implantimin e këtyre rrënjëve në zonat ku mungojnë flokët. Procedura zgjat 6-8 orë kjo në varësi të zonës ku do të aplikohet dhe të numrin të grafteve që do të implantohen.

  • Ku gjen aplikim kjo teknikë:

Teknika Micro F.U.E. aplikohet gjerësisht tek meshkujt për të ofruar zgjidhje permanente të rënies së flokëve, kjo teknikë gjen aplikim edhe në transplantin e mjekrës si tregues mjaft i rëndësishëm i maskulinitetit.

Ndonëse më rrallë, transplanti i flokëve nuk është shërbim i cili targeton vetëm meshkujt por në raste të veçanta gjen aplikim edhe tek femrat. Ndërkohë mbjellja e vetullave nëpërmjet metodës Micro F.U.E. është shërbim mjaft i kërkuar nga femrat pasi vetulla e trashë dhe e plotë është mjaft e rëndësishme për një pamje rinore.

  • Avantazhet e teknikës Micro F.U.E.:
    ✔Prerja e flokëve para procedurës – E panevojshme
    ✔Rezultate natyrale – Flokët e implantuar merren nga vetë pacienti
    ✔Procedure mini-invazive & pa dhimbje – Realizohet nën efektin e anestezisë lokale dhe pa prerje të skalpit para implantimit
    ✔Procedurë e personalizuar – Sipas tipologjisë së flokut të pacientit
    ✔Rezultate të garantuara – Floku ekstraktohet së bashku me gjendrat e sebumit, prandaj ruhen parametrat vitalë të tij edhe pas implantimit
    ✔Kohë minimale rekuperimi – Pacientët mund t’i kthehen aktiviteteve të përditshme vetëm 3 ditë pas procedurës
    ✔Pa prerje, pa qepje, pa shenja – Prerjet në lëkurë janë me diametër <0.9 mm

Cilët janë kandidatët e përshtatshëm për transplantin/mbjelljen e flokëve:

Flokët e shëndetshëm janë gjysma e bukurisë. Megjithatë, për shkak të faktorëve moshë, trashëgimisë familjare dhe problemeve të ndryshme shëndetësore, rënia e flokëve mund të përbëjë problem për ata të cilët preken prej saj. Edhe pse rënia e flokëve tek meshkujt është mjaft e zakonshme, ndryshimet në aparencë të shkaktuara nga ky fenomen janë mjaft të dukshme dhe shtyjnë në marrjen e vendimit për kryerjen e transplantit të flokëve.

E megjithatë lind pyetja, cilët janë kandidatë të përshtatshëm për kryerjen e kësaj procedure?

Të qenit apo jo kandidat i përshtatshëm për transplantin e flokëve është një kriter i cili përcaktohet vetëm pas një konsulte dhe ekzaminimi të detajuar të kryer nga mjekët specialistë të fushës të cilët në Klinikën Anassa bashkëpunojnë ngushtë edhe me një ekip mjekësh specialistë dermatologë duke garantuar ekspertizë profesionale dhe diagnostikim të saktë të çdo pacienti përpara se t’i nënshtrohet procedurës së transplantit të flokëve.

Përpos faktit që shumica e individëve kanë si synim përmirësimin e aparencës, në klinikën Anassa ky shërbim ofrohet edhe për ata të cilët kanë humbur flokët për shkak të:

    • Traumave apo djegieve
    • Ndërhyrjeve kirurgjikale kozmetike në fytyrë
    • Kur janë të dukshme rezultatet pas procedurës:

Të gjithë pacientët të cilët i nënshtrohen transplantit të flokëve duhet të dinë që rezultatet e shumëpritura nuk do të duken menjëherë pas procedurës.
Në ditët e para fill pas ndërhyrjes, flokët e rinj të transplantuar do të bien, por mos u shqetësoni pasi kjo situatë është krejtësisht normale.
Me kalimin e kohës, flokët e rinj do të rriten përsëri dhe shumica e pacientëve fillojnë të vërejnë ndryshimet e para rreth tre muaj pas transplantit dhe efektet e tij të plota do të jenë të dukshme 9-12 muaj më pas.

Për të përfituar nga ky shërbim i ofruar në Njësinë e Transplantit të Flokëve në klinikën Anassa, kontaktoni në numrat: +355 69 70 06 161 / +355 4 23 90 000

 

Previous ArticleNext Article