Margarita Xhepa, kjo foto sa 1000 fjalë!

 

Edhe pse vjen nga një tjetër kohë, ajo sfidon çdo pozë të Instagramit!

Nga Ilda Lumani

Në një ditë fillim gushti, 10 vite me parë, ku zhegun e vertete te Tiranës gazetaret e njohin mësë miri, më duhej nje personazh i rëndësishëm për gazetën…(Ishte koha, kur plazhistët mezi prisnin gazetashitësit, ndaj dhe personazhet duhet të ishin të zgjedhur!)
Tema e rubrikës ishte: pushimet e Vip-ave ne diktature. Imagjinoni… duhej i famshëm, në moshe të thyer që ta kishte jetuar diktaturën dhe të kishte bërë pushime.
Telefonoj Ndricim Xhepën. Ai në Sarandë për pushime.

“ ‘Më duhet patjetër sot intervistë; Margarita i them.’  ‘Bo, ka qenë pa qejf nga vapa. Ja të flas- më thotë’.”
Më telefonon pas pak: Shko takoje në orën 13:00,  në filan restorant.

Shkoj para kohe, kuptohet. Zonja Margarita vjen dhe më lutet te shkojme tek shtëpia e saj se ishte shume vapë. Bëj intervistën, ku pas çdo përgjigje ikona e kinemasë dhe teatrirt ‘shante’  Çimin që i bëri këtë dhuratë në këtë ditë. Pastaj erdhi momenti i fotografive. Gjithë ato histori pa nje foto.

“Jo, foto nuk të jap me tha se ju gazetarët nuk i ktheni”! Pas premtimeve të mia dhe mikut “të fortë” Çimi më jep disa, kur në fakt mua më pikoi syri për njërën; Margarita Xhepa me bikini dhe një komardare në qafë! Gina Lollobrigida shqiptare! Aspak shqiptare më dukej ajo foto. Një copëz nga cinecitta!


O zot çfarë emocioni!! Çfarë fotoje kisha në dorë!
Të nesërmen ajo ishte faqja e parë e Gazeta Shqiptare! Po atë drekë së bashku me fotot, nje tufë lule u ritakova me Zonjën Margarita ne shtëpinë e saj, ku shijova dhe byrekun e duarve të artistes… e për t’u ritakuar mandej plot herë të tjera pa ndërhyrjen e Çimit!

P.S.Sot në morinë e pozave nga deti në Instagram, kjo foto më duket ende më e bukura!

Margarita Xhepa në rininë e saj

A nuk është një ikonë bukurie?!

Previous ArticleNext Article