KreuFashion

Syze diellit me numër? Në Italoptik, është e mundur!

 

 

Romina Ferra e Italoptik, sugjeron syze dielli me numër për në plazh, të cilat ju mbrojnë nga rrezet e dëmshme si dhe korrigjojnë shikimin njëlloj si syzet optike

Kam syze optike, por dua të kem edhe syze dielli në plazh, çfarë ofron Italoptik?

Në Italoptik zgjidhja është shumë e thjeshtë! Italoptik ofron mundësi për klientët që kanë miopi ose hipermetropi, të përdorin përveç syzeve optike, edhe syze dielli me numër. Që do të thotë, në fillim zgjidhet një skelet syzesh dielli dhe më pas lentet me ngjyrën sipas ngjyrës së preferuar me numrin përkatës, në mënyrë që të mos kejë vështirësi dhe të jetë i mbrojtur nga rrezet UVA dhe UVB. Ne ofrojmë zgjedhje për të gjithë gamën e ngjyrave të lentes, me spekiaturë, antirefleks nga jashtë dhe brenda. Madje edhe syze edhe për ata që duan të shmangin lentet e kontaktit apo ata që merren me sportet e ujit.

Ju ofroni këshilla paraprake para vendosjes së këtyre syzeve?

Pacientit në Italoptik i ofrohet një paketë e plotë shërbimesh nga një staf i specializuar, para se të vendosë lentet optike me ngjyrë. Shumë optika nuk ofrojnë shërbimin e specialiuar, ofrohet shërbim nga persona të pa të licensuar nga Ministria e Shëndetësisë.

Pra jo në çdo optikë mund të merren syzet e diellit me numër?

Patjetër, pasi nëse nuk kryhet vizitë e specializuar, korrigjimi nuk është i plotë dhe mund të ketë pasoja shëndetësore. Njerëzit duhet të jenë më të kujdesshëm se ku shkojnë për të këto syze.

Sa mundësi ka të zgjedh modele fashion që plotësojnë kriteret shëndetësore?

Kemi në Italoptik të gjitha syzet e diellit, me përjashtim të syzeve maskë, ofrojmë gjithë gamën e formave, ngjyrave dhe modeleve. Ofrojmë syzet cat me lente optike, formë rrethore, pikëloti apo aviator, pra çdo model fashion që është në trend. Klienti duhet ta bëjë porosinë para se të niset në plazh, sepse duhet një periudhë 10 ditë deri në dy javë që ato të realizohen brenda të gjitha parametrave. Ne kemi realizuar syze të tilla edhe për shumë personazhe VIP si Fjori Dardha, Armina Mevlani dhe janë shumë të kënaqura.

Çdokush mund të mbajë syze të tilla?

Doja të theksoja që në rradhë të parë një person që do syze dielli me numër, duhet të ketë mbajtur më parë syze optike. Ne kujdesemi që parametrat teknike të jenë 100 për qind të realizueshme, në mënyrë që kalimi nga syzet optike, tek syzet e diellit me numër, të jetë i papërfillshëm dhe pa asnjë vështirësi.

A dëmtohen në det apo gjatë ekspozimit në dielli?

Gërvishtja nga grimcat e rërës apo gjatë pastrimit mund të jenë problem, ndaj ne sugjerojmë që syzet të pastrohen me copa pambuku ose sintetike, pasi kripa apo rëra i gërvisht. Ndaj ne aplikojmë një material anti-gërvishtje, që të shmangim këtë problem.

Sa afatgjatë mund të jetë një syze dielli me numër?

Ne e aplikojmë prej vitesh këtë teknikë ndaj e them me siguri që ato janë shumë afatgjatë. Shumë prej klientëve vijnë vetëm për të ndryshuar formën apo ngjyrën e syzeve që ti përshtaten trendeve të momentit. Ne mund të përshtasim lehtësisht syzet me formë katrotre në rrethore në mënyrë që klientët që duan trendet e fundit të jenë pjesë e tyre. Ne kemi shumë klientë të cilët zgjedhin disa lloje syzet me ngjyra dhe forma të ndryshme, në mënyrë që ti përshtasin me outfitin e tyre.

Po për fëmijët a është e mundur?

Po sepse ata janë të ekspozuar ndaj rrezeve të dëmshme të diellit, ndaj pas moshës 2 vjeç fëmijët duhet të mbajnë në det syze diellit me numër.

Po procesi i korigjimit a vazhdon si me syzet optike?

Sigurisht, pasi me këto syze procesi i korrigjimit të shikimit është i njëjtë si syzet optike. E vetmja shtesë është faktori mbrojtës, pra errësimi i lentes që mbron sytë nga rrezet UVA dhe UVB.

A mund të zgjidhen edhe marka të njohura me lente dielli me numër?

Në Itaoptik ofrojmë marka të njohura dhe çmimi varion nga 14 mijë lekë e lart. Në bazë të markave fashion si Celine apo Tom Ford mund të zgjedhin produkte për çdo buxhet.

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF