Vijon merkato televizive: Ermal Mamaqi largohet nga Tv Klan; ndryshon programi i njohur!

 

Ndonëse na ndajnë edhe pak ditë nga nisja e sezonit të ri televiziv, duket se merkato ende vijon. Kontrata që rinovohen e të tjera që përfundojnë, ekranet shqipare janë nën turravrapin e vrullshëm për të bërë gati programacionin që do t’i servirin publikut muajt e ardhshëm.

Sipas “Neësbomb.al”, moderatori Ermal Mamaqi, nuk do të jetë më pjesë e Tv Klan. Mësohet se “Xing me Ermalin” nuk do të transmetohet më në këtë ekran  dhe ditën e shtune do jepet spektakli i humorit “Duplex”. Por, edhe ky emision do ndryshojë pasi do të prezantohet nga Marina Vjollca dhe krahas humorit, do të ketë elemente të tjera të spektaklit si të ftuar këngëtarë dhe muzikë.

Ende nuk bëhet me dije mëse Mamaqi do të vijojë programin e tij në një tjetër ekran, apo nëse do të shkëputet për një farë kohe nga ekrani, duke qenë se aktualisht ai ka nisur xhirimet e komedisë së re.

Previous ArticleNext Article