Ish- e dashura historike e Princ Harry po martohet; emri i dhëndrit? Harry!

 

Para se të niste romancën me Meghan Markle rreth tre vite më parë, ndër të dashurat e Princ Harry më e famshmja (me të cilën Harry ishte shumë pranë martesës), ishte Cressida Bonas.

Ndërsa marrëdhënia me Harry-n tashmë i takon së shkuarës, duket se biondja bukuroshe e ka gjetur dashurinë e saj, e madje çifti shumë shpejt do të martohet.

Por gjejeni pak se si quhet djaloshi që i vjedhur zemrën Cressida-s?! Pikërisht Harry; Harry Wentworth Stanley është bashkëshorti i ardhshëm i ish-të dashurës së Harryt të familjes mbretërore. (Goxha rastesi!)

Lidhja mes Princ Harry dhe Cressida Bonas zgjati 3 vjet dhe dyshja u nda për shkak se Cressida nuk mundej dot të përballonte presionet mediatike e publike që kishte lidhja e tyre.

Previous ArticleNext Article