Mësohet arsyeja e ndarjes së Katie Holmes dhe Jamie Foxx!

 

Çifti i njohur i Hollywood Katie Holmes dhe Jamie Foxx i dha fund romancës 6 vjeçare, shkruajtën ditën e djeshme mediat e huaja.

Duket se mënyra e ndryshme e stilit të jetesës që secili prej tyre ndiqte ka bërë që mes 40 vjeçares dhe 51 vjeçarit të lindin probleme, të cilat u finalizuan me ndarje.

Sipas Us Weekly ka qenë aktorja Holmes ajo që i ka dhënë fund marrëdhënies, për shkak se Foxx pëlqente të dilte në festa të ndryshme dhe shpesh është bërë pjesë e thashethmeve se ka tradhëtuar Katie-n me femra të tjera.

Një burim pranë yllit të “Dawson’s Creek” është shprehur se Katie është e lodhur nga sjellja e ish-partnerit të saj dhe se ai nuk e respektonte.

“Ai është parë shpesh me gra të tjera. Ai nuk e ka respketuar Katie’n dhe mënyra e tij e jetesës nëpër festa të ndryshme nuk përshtatet aspak me atë të Kate e cila është e fokusuar tek puna dhe tek rritja e vajzës”; ka treguar burimi për “Us Weekly”.

Previous ArticleNext Article