E përlotur dhe e emocionuar; Angelina Jolie shoqëron djalin  në universitet!

 

Djali i parë i dyshes Angelina Jolie-Brad Pitt ka mbushur moshën e universitetit, dhe aktorja e ka regjistruar të birin në universitetin Yonsei në Seul të Koresë së Jugut, ku 18 vjeçari Madoxx do të qëndrojë në konvikt njëjtë si të gjithë nxënësit e tjerë.

 

Ka qenë Angelina ajo që e ka shoqëruar të birin në institucionin ku ai do të qëndrojë për 3 vitet e ardhshme. Në një video të postuar nga universiteti Yonsei, duket aktorja e njohur teksa e pëlotur dhe e emociouar bisedon me disa nxënës të tjerë të shkollës.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by jowonnn🦄☂️ (@xx_efu) on

“Po mundohem të mos qaj”; dëgjohet t’u thotë Jolie bashkëbiseduseve teksa e ka të vështirë të fshehë emocionet për rrugëtimin e ri të të birit.

Ajo  çfarë është vënë re nga të gjithë ka qenë mungesa e Brad Pitt, i cili nuk është përfshirë në këtë moment të rëndësishëm të djalit të tij.

Në fakt kjo vjen për shkak të ftohjes së marrëdhënies mes Brad dhe Maddox, sepse babë e bir vitet e fundit nuk kanë pasur shumë komunikim me njëri-tjetrin.

Previous ArticleNext Article