Të reja nga Tv Klan; mësohet cili është spektakli që rikthen Marina Vjollcën!!!

Është përfolur shumë mungesa e Marina Vjollcës prej disa kohësh tashmë në ekran, por ajo cfarë konsiderohet e ditur është se prezantuesja do të mbetej në Tv Klan, e së ndoshta do të ishte moderatorja kryesore e një spektakli gjatë ditëve të shtuna. Dilemave duket I ka dhënë fund një pohim I producentit Turjan Hyska.

Hyska tha për Anabel se se “po punon me një spektakël prime time në Klan”, i cili do të transmetohet në orën 21:00, çdo të shtunë. Pikërisht në këtë program  do të përfshihet Olsi Bylyky, aktorë të tjere te “Duplex“, balerinë e  DJ , ndërsa në moderim sipas producentit do të jetë Marina Vjollca.

Diskutime të shumta rrethojnë tani “Xing me Ermalin”, për të cilin ka fjalë se  kontrata me Tv Klan nuk do të rinovohet.

Previous ArticleNext Article