Adelina Ismajli shtatzënë për herë të dytë?!

 

Dy vite më parë këngëtarja Adelina Ismajli u bë nënë për herë të parë teksa së bashku me bashkëshortin e saj Valin, mirëpritën në jetën e tyre djalin Uliks.

E ndërsa çifti po shijon ndjenjën e ëmbël të prindërimit, dhe Uliksi ka hyrë në vitin e tretë të jetës,  duket se familja do të shtohet.

Të paktën një foto e postuar së fundmi nga Adelina na bëri të mendojmë se artistja është sërish shtatzënë.

Teksa ka pozuar me motrat dhe gazetarin Eraldo Rexho, barku i këngëtares duket i rrumbullakosur, aq sa menjëherë kanë nisur aludimet për një shtatzëni të mundshme.

Gjithsesi duke qenë se vetë artistja nuk ka bërë publik një lajm të tillë; ende nuk dihet nëse ajo ka marrë disa kilogramë më shumë këtë verë, apo nëse me të vërtetë Uliksi do të bëhet me një vëlla, apo motër.

Sa i përket karrierës së Adelina Ismajlit, kënga e saj më e fundit ishte “Qikat” bashkëpunimi me reperen Rina.

Previous ArticleNext Article