Përse Meghan dhe Kate i mbajnë gjithmonë cantat në dorën e majtë?

Janë të rralla rastet kur dy dukeshat shihen në publik pa canta dore, qoftë nëse flasim për ndonjë model elegant, qoftë për ndonjë praktik. Por nëse do të ishim të vëmendjshëm me detajet, do të shihnim sesi në pjesën më të madhe të rasteve, cantat I mbajnë në dorën e majtë. Përse?

Sipas ekspertes mbretërore, Myka Meierde, ka një arsye të fortë për këtë: rregullat e shtëpisë mbretërore britanike. Ky zakon lidhet me faktin që duke e mbajtur cantën në dorë e majtë, zonjat e pallatit mbretëror mund ta kenë të lirë dorën e djathtë për tu takuar me njerëzit. Këtë protokoll duket e ndiqte dhe Diana.

Previous ArticleNext Article