Dajë dhe nip; zbulohet lidhja familjare e dy këngëtarëve shqiptarë!

Estto është një prej artistëve të rinj, i cili ndonëse në fillimet e tij, ka arritur të krijojë identitetin si këngëtar!

I njohur së fundmi për bashkëpunimin me këngëtaren Çiljeta Xhilaga; me këngën “A je mirë”, zëri karakteristik i Esttos nuk të lë indiferent.


Nëse mendoni se timbri i tij ka ngjashmëri të madhe me solistin e grupit “Energy Band” Besnik Qaka, keni plotësisht të drejtë.

Dhe kjo ngjashmëri nuk është aspak rastësore. Besniku dhe Estto kanë lidhje familjare, e përkatësisht dajë dhe nip!


Çiljeta Xhilaga dhe Estto ishin të ftuar këtë të hënë në programi “Rudina” ku artisti i ri zbuloi edhe lidhjen familjare me këngëtarin e njohur.

Previous ArticleNext Article