Kujdes! Ja si po vidhen llogaritë e instagram së fundmi! Ç’duhet të bëni!

Ditët e fundit po ndodh një fenomen shqetësues në rrjetin social instagram.

Vjedhja e llogarive është kthyer në një ngjarje që po ndodh rëndom këto ditë, kur dy ‘viktimat’ e radhës që ranë pre e hacker-ave ishin këngëtaret Venera Lumani dhe Juliana Pasha.


Por si ndodh i gjithë procesi i vjedhjes së llogarive?!

Kërkuesi i sigurisë kibernetike, Paul Ducklin ka qenë ai që e ka zbuluar dhe po përhap këshilla në rrjet. Sipas tij, hackeri ju dërgon e-maile ku thuhet se dikush është përpjekur të hyjë në Instagramin tuaj.


Në këtë mënyrë ju kërkojnë të klikoni në një link dhe më pas, të jepni të dhënat si emri i llogarisë dhe passwordi. Por ky është i gjithi mashtrim për të marrë të dhënat tuaja dhe për t’ju vjedhur Instagramin


“Passwordet e rrjeteve sociale janë me vlerë për mashtruesit, pasi informacionet që keni të ruajtura brenda tyre zakonisht janë më shumë se sa ata mund të gjejnë më një kërkim të thjeshtë. Akoma dhe më keq, mashtruesit që vjedhin llogarinë tuaj mund ta përdorin atë për të gënjyer miqtë dhe familjarët tuaj, prandaj mos e vendosni veten në rrezik duke humbur kontrollin e llogarisë suaj.”- është shprehur Ducklin.

Previous ArticleNext Article