Parashikimi i Horoskopit, datë 03 shtator 2019

Dashi

Në këtë periudhë duhet të mendoni që të programonin jetën dhe të ardhmen. Sa i takon ndjenjave, për shumë prej jush do të jenë në plan të dytë. Historitë që i kanë mbijetuar krizës do të marrin një zgjidhje.

Demi

Yjet do të jenë në anën tuaj, ndaj mundohuni që të përfitoni nga mundësitë me të cilat do të përballeni, pasi do ju ndihmojnë shumë më sferën profesionale. Edhe dashuria do të shënojë përmirësime.

Binjakët

Ka shumë tension në ajër dhe nëse kjo gjë do të reflektohet në jetën në çift, nuk do të ishte aspak pozitive. Mundohuni që të krijoni një ishull paqeje me njeriun e zemrës.

Gaforrja

Sa i takon punës, do të përballeni me një situatë shumë intensive e cila nuk do ju kënaqë plotësisht, por do të gjeni edhe një rrugë të mesme për të sistemuar gjërat. Në dashuri duhet të tregoheni më të kujdesshëm.

Luani

Duhet të përkushtoheni maksimalisht në punë, në mënyrë që të konsolidoni pozicionin tuaj professional. Sa i takon dashurisë, do të jenë femrat ato që gjatë kësaj periudhe do iu kushtojnë vëmendjen maksimale.

Virgjëresha

Jeni mjaft të favorizuar nga ndikimi i yjeve dhe do keni mundësi që të çoni përpara gjithë projektet tuaja. E vetmja gjë e cila mund t’iu bllokojë është një pasiguri e juaja. Lajme të mira priten, sa i takon dashurisë.

Peshorja

Mund të përballeni me probleme në familje, të cilat do të kërkojnë zgjidhje. Sa i takon ndjenjave, nuk do të ketë zhvillime të reja dhe as pasione të rrëmbyeshme.

Akrepi

Duket sikur gjatë këtyre ditëve ju jeni natyrë më intuitive në sajë të ndikimit të favorshëm të Hënës. Edhe sa i takon ndjenjave, gjërat do të shkojnë më mirë në raport me të kaluarën.

Shigjetari

Në punë mund të përballeni me probleme ose debate me dikë. Me shumë mundësi do të ketë situata me të cilat nuk bini dakord, por që do të jeni të detyruar që ti pranoni.

Bricjapi

Sa i takon dashurisë do të ketë një rikuperim të ndjeshëm, ku çiftet në krizë do të kenë mundësi për tu sqaruar, ndërsa kush është vetëm mund të ketë njohje të reja premtuese.

Ujori

Yjet janë në anën tuaj dhe nëse doni do mund të gjeni një mundësi të re nga pikëpamja profesionale ose personale. Sa i takon ndjenjave nuk do të ketë të reja të rëndësishme.

Peshqit

Kjo e martë do të jetë disi nën ritmin e duhur, ku do të keni mundësi që të ndiheni të papërshtatshëm, ndoshta për shkak të disa personave që iu kanë sulmuar. Brenda pak ditësh do të shënoni fitore dhe përmirësime të ndjeshme.

Previous ArticleNext Article