Funde me pala në komunizëm dhe sot! Nga Vaçe Zela tek Rudina Magjistari e Bieta Sulo!

 

Nëse jeni nja vajzë që e ndiqni modën, me siguri e keni një fund me pala në garderobën tuaj; e po ashtu nuk është aspak çudi që edhe nëna juaj ta ketë një të tillë, sjellë nga vitet e rinisë së saj, kur një fund i tillë ishte po ashtu në modë (aq sa lejohej të ndiqej moda asokohe).

Gjatësi mbi apo nën gju, apo qoftë edhe në fund të këmbëve, ky trend ka disa sezone që po qëndron ‘krenar’ në industrinë e modës, duke u kthyer në një ‘must’ për secilën nga ne.

I tillë ka qenë edhe rreth katër dekada më parë, teksa artistet (të cilat ishin më të guximshme) për të ndjekur trendet e kohës, me aq pak informacion sa mund të merrnin ‘vjedhurazi’, fundi me pala duket se ishte tejet i preferuar.

Artistja Vaçe Zela në një prej daljeve të saj u paraqit e veshur kështu:

Një veshje sa korrekte; aq edhe moderne, e cila ndonëse ka ‘udhëtuar’ katër dekada në kohë, edhe sot do të ishte një zgjedhje e padiskutueshme. Ndonëse Vaçe ka bërë një kombinim klasik, fund e këmishë, me kohën stili ka evoluar në atë mënyrë që një fund me pala mund të vishet me T-shirt, atlete, këpucë me taka, triko ‘oversised’, a çfarëdo që fantazia juaj ju sjell në mendje.

Sot vajzat e njohura të showbiz-it e ekranit padiskutim e kanë një fund me pala, e sipas karakterit e shijes ato  e kanë kombinuar kështu:

Rudina Magjistari

Bieta Sulo

Nevina Shtylla

Manjola Nallbani

Jonida Maliqi

Previous ArticleNext Article