KreuStil Jetese

E diela me familjen! Erion Veliaj fotografohet te Liqeni me Ajolën dhe djalin

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka lënë mënjanë angazhimet e punës dhe kjo fundjavë e ka gjetur në kryeqytet për ta kaluar pranë familjes së tij të vogël.

Veliaj është parë të shëtis këtë të dielë në zonën e Liqenit, së bashku me djalin e vogël Kajan dhe bashkëshorten Ajolën.

I veshur sportiv e me kapele, kryebashkiaku shihet teksa shtynë të birin 11-muajsh në karrocë.

Çifti në fotot e publikuara nga Tirana Post shihet teksa bisedon me bashkëshorten, ndërsa shijojnë edhe ecjen në një nga zonat më të populluara në fundjavë.

Tags:

Home bordo