KreuStil Jetese

Mezi do mbani lotët nga vajzat e Stefi Priftit; Momenti kur motra e vogël suprizon të madhen në dasëm do t’ju drithërojë zemrën

Nuk kanë pasur fund emocionet në dasmën e Marias, vajzës së madhe të këngëtarit Stefi Prifti. Pas momentit që preku gjithë rrjetin ku shfaqej artisti duke përcjell në altar të bijën, ka pasur një tjetër moment kulminant edhe më emocionues që ka ngritur peshë zemrat e gjithë të ftuarve në ceremoni.

Në mesin e dasmës, Joana, vajza e vogël e Stefit, rrëmben mikrofonin për t’i dedikuar një këngë të motrës që po martohej, krijuar enkas për të si një surprizë për ditën e saj të madhe. Maria nga ana e saj nuk ka mundur të përmbajë lotët teksa shihte motrën e vogël t’i këndonte vargje të ndjera që përshkruanin dashurinë e dy motrave.

 

 

??e mija ju , na kenaqet e na emocionuat aq shume , ju motrat e pandara ! ??Ju dua shume Joana e Maria ! Gjithe te mirat e kesaj bote ju uroj me shpirt ❤️❤️!

A post shared by Enada At’Nikolla Atelie (@enadaatnikolla) on

Ka qenë stilistja Enada At’Nikolla e ftuar në ceremoni ajo që ka publikuar në Instagram momentin emocionues që me gjasa do të mbetet kujtimi më i bukur i familjes Prifti.

Joana dhe Maria janë vajzat e artistit korçar Stefi Prifti, ky gëzim në familjen e tyre vjen 4 vite pasi artisti humbi bashkëshorten e tij Marina që humbi betejën me sëmundjen e rëndë.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF