Nga “ Bad Girl“, në “perëndeshë“ të stilit: transformimi i Angelina Jolie!

Në tapetin e kuq, Angelina Jolie vazhdon t`i ruajë në mjaft raste fillesat e saj prej “ bad girl“, me fustane mbrëmjeje thuajse gjithmonë në ngjyrë të zezë dhe që është e pamundur të mos bien në sy; por kur hyn në rolin e mbrojtëses së të drejtave të njeriut, që lufton kundër varfërisë dhe dhunës ndaj grave, aktorja përqafon një stil shumë më minimalist dhe shik. Transformimi në kohë I saj ka qenë I dukshëm. Ndodh shpesh ndërkohë që  t`I miksojë të dyja situatat, sic e dëshmon kombinimi I pantallonave të zeza me bluzë e xhaketë ngjyrë krem.

Kur e do rasti, përdor fustanet  e derdhura prej atllasi, që e bëjnë të duket e jashtëzakonshme.

Këpucët me taka dhe të hapura në pjesën e parme, janë një arsye përse duket gjithmonë elegante

Golfi ( mundësisht i errët) është gjithashtu element minimalist por që duket mirë

Detaj I rëndësishëm për fashionistat, dhe që Angelina I pëlqen shumë, janë puplat

Pas të zezës, bezha është ngjyra e saj e preferuar, dhe vërtet, e kombinuar me tonalitete të ngjashme, kjo ngjyrë kthehet në mishërim elegance

Të mos harrojmë cantat e kuqe

Apo pantallonat e gjera

Dhe fustanet e zeza të puthitura pas trupit

Previous ArticleNext Article