Jon Kraja – [email protected] Elegance

Gallery 70 Contemporary Art ka kënaqësinë të prezantojë ekspozitën personale të Jon Krajës. Ekspozita përbëhet prej tablosh në akrilik dhe dy skulptura të realizuara me materiale te ricikluara , prej cikleve më të fundit të autorit. Jon Kraja sjell kërkimin e tij personal të bukurisë tek një botë konsumiste dhe e mbindotur.

Nëse në tablotë e tij ai e gjen të bukurën tek hedhja e shpejtë e ngjyrave dhe e rastësishmja që krijohet në përplasjen mes tyre, tek skulpturat ai kërkon ndjeshmërinë e formave që vijnë si rezultat i deformimit të shisheve plastike gjatë procesit të transformimit të tyre prej atij vetë.

Ky proces transformimi ,si shprehet autori, i kujton atij finesën e drapërive të mjeshtrave të vjetër të skulpturës. Në të dy rastet, si tek tablotë si tek skulpturat kemi kërkesën për ekuilibër mes aktit të shpejtë e brutal të krijimit dhe evidentimit të delikates dhe detajit që ruhen me kujdes për të arritur në plotësimin e veprës.

Gallery 70 Contemporary Art is pleased to present Jon Kraja’s personal exhibition. The exhibition consists of paintings on acrylic and two sculptures made from recycled materials, from artist’s latest cycles. Jon Kraja brings his personal quest for beauty to a consumerist and over polluted world. If in his paintings he finds beauty in the rapid casting of colors and the unpredictability created in the collision between them, in the sculptures he researches the sensitivity of the shapes resulting from the deformation of plastic bottles, a process of hand manipulation that the artist conducts himself . The end result of the process of transformation, as the artist says, reminds him of the subtleness of the draperies of old masters ‘sculpture. In both cases, in the paintings and in the sculptures, there is a demand for balance between the instantaneous and brutal act of creating and displaying the fragility and the details carefully preserved in order to reach the entirety of the artwork.

Previous ArticleNext Article