24 orë pas dasmës; ja si po nusëron Jonida Vokshi!

 

Këtë fundjavë moderatorja Jonida Vokshi kurorëzoi dashurinë me partnerin Besnik Krapi nëpërmjet një ceremonie të zhvilluar në një prej resorteve të njohur në Durrës.

Miq, familjarë e kolegë ishin dëshmitarë teksa çifti i tha Po njëri tjetrit duke u betuar për dashuri të përjetshme.

Por si e ka gjetur dita e parë si nuse e re Jonida Vokshin?!

Duket se moderatorja nuk është mjaftuar me festën gjigande të dasmës, dhe 24 orë pasi u kthye në zonja Krapi, Jonida ka organizuar një mini-festë me mikeshat e saj të ngushta.

Ka qenë aktorja Olta Gixhari ajo që ka ndarë në instagramin e saj një foto, ku duket teksa një grup vajzash po ngrenë një dolli me nusen e re.

Nuk e dimë se cili do të jetë destinacioni i muajit të mjaltit për çiftin Jonida- Besnik, por me siguri dyshja ka zgjedhur të bëjë një arratisje tashmë si burrë e grua.

Previous ArticleNext Article